Na Kontaktoni     
 
Mirësevini
 
Do të lexoni informacion për:
Seancat më të fundit Çështjet më të fundit  Prezencat  Fjalimet  Votimi i Grupit  Kërko
Lista e Deputeteve CV-të Premtimet Prezenca Fjalimet Votimet
Lista e Grupeve Lista e Deputetëve Prezenca Fjalimet Votimet Mbledhjet e Grupit
Lista e Komisioneve Anëtarët e Komisioneve Mbledhjet e secilit Komision
Të dhëna mbi Zgjedhjet e Përgjithshme 2005
 
 
Emer Mbiemer: GENC    JUKA
Deputet në zonën:
030
Si përfaqësues i:
PD
 

Edukimi:             
Instituti i Lartë Bujqësor  Tiranë, Fakulteti  Agronomi, dega Mbrojtje Bimësh - 1974-1979.
Pathologjia e Bimëve, Fakulteti i Agronomisë (provim pasuniversitar) - 1984.
Gjuha angleze, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja (provim pasuniversitar) - 1995.
Gjuha italiane, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja (provim pasuniversitar) - 1995.
Trajnime dhe kualifikime të ndryshme brenda dhe jashtë vendit:
1993: Mekanizmi bujqësor, Suedi; 1993: Përdorimi i halofiteve në bujqësi - CIHEAM, Itali; 1994: Procedurat dhe konditat e Disbursimit të Bankës Botërore (Banka Botërore, Washington DC); 1994: Zhvillimi i integruar i Rajoneve Malore (Geneve University, Zvicër); 1995: Financimi i Projekteve Ndërkombëtare (USAID, Tiranë); 1995: Zhvillimi i SME-ve (USAID-Banka Botërore, Hungari); 1996: Manaxhimi i Programeve të Zhvillimit (Cranfiield University, United Kingdom); 1996: Funksionimi i procedurave të manaxhimit të elementëve të infrastrukturës në komunitetet lokale (Instituti FORHORM, Paris); 2000: Analiza financiare e Institucioneve Mikro-Financiare (CCE and NIS, St-Paterburg).
 
Veprimtaria profesionale:
2000-2005: Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit "Drejt së Ardhmes" (FDA); 1997-2000: Manaxher Projekti në Delegacionin e Komisionit Europian; 1993-1997: Drejtor Ekzekutiv i Fondit të Zhvillimit Shqiptar (FZHSH); 1991-1993: Drejtor në Drejtorinë e Bujqësisë dhe Ushqimit, Durrës; 1988-1991: Kryeagronom në Fermën Shtetërore Sukth, Durrës; 1979-1988: Specialist për mbrojtjen e bimëve në Durrës.
Veprimtari të tjera profesionale:
1999-2005: Koordinator i Projektit "Rehabilitimi i Vreshtarisë në Shqipëri" me donator Organizatën Hollandeze për zhvillimin e Kooperimit Ndërkombëtar (NOVIB); 2001-2003: Koordinator i Projektit "Mbështetja e fermerëve të vegjël për zhvillimin e vreshtarisë", me donator Phare Partnership; 2004: Koordinator i Studimit "Rritja e të ardhurave nëpërmjet zhvillimit të vreshtarisë në komunat Roshnik dhe Lumas"; 2005: Koordinator i Projektit implementues të SIP-ve në rrethet Mirditë, Pogradec dhe Leskovik.
Pjesëmarrje aktive në simpoziume dhe konferenca rajonale dhe ndërkombëtare, ku ka debutuar me diskutime të ndryshme.
Anëtarësime në Organizata të ndryshme:
1996: Anëtar i grupit të Ekspertëve të organizuar nga Banka Botërore dhe Komisioni Europian për hartimin e strategjive të zhvillimit social, ekonomik, legjislativ e institucional; 1999: Kryetar i Bordit te Qendra Kombëtare e Trajnimit dhe Asistencës Teknike (ANTTARC); 2000: Anëtar i Network-ut të Institucioneve të Mikrofinancës të Europës Lindore, Qendrore dhe Shteteve të Reja të Pavarura dhe Micro-Credit Summit; 2001: Anëtar aktiv i Summit-it të Mikrokredisë.
 
Veprimtaria politike:
1991: Anëtar i Partisë Demokratike; 1996: deputet në Legjislaturën e XIV të Parlamentit Shqiptar, anëtar i Grupit Parlamentar të PD-së; 2005: anëtar i Këshillit të Përgjithshëm Drejtues të PD-së.

<< Kthehu pas

 
Te pergjithshme
CV-ja
Premtimet
Prezenca
Votimet
Fjalimet
Vizitat ne Zona
 
Çfarë është unevotoj.com?
UneVotoj.com është një bazë të dhënash që mbulon aktivitetin e Kuvendit te Shqipërisë.

 
Çështje që përfshijnë edhe Ty
Lexo ndër debatet parlamentare cështje me interesa të veçanta për Ty.
 
Testo deputetin tënd
Lexo se si po i mban premtimet e dhëna dhe sa prezent është deputeti Yt në Parlament.
 
Posto Koment
bardhyli: jam kosovar, skam te drejte vote  
+ Të gjitha komentet
 
Raport
Raport 6-mujor mbi veprimtarinë e grupeve parlamentare:
  Shkarko raportin e sesionit
Shtator 2006 - Janar 2007
  Dërgoje me Email   Printoje këtë faqe
  Sponsor