Na Kontaktoni     
 
Mirësevini
 
Do të lexoni informacion për:
Seancat më të fundit Çështjet më të fundit  Prezencat  Fjalimet  Votimi i Grupit  Kërko
Lista e Deputeteve CV-të Premtimet Prezenca Fjalimet Votimet
Lista e Grupeve Lista e Deputetëve Prezenca Fjalimet Votimet Mbledhjet e Grupit
Lista e Komisioneve Anëtarët e Komisioneve Mbledhjet e secilit Komision
Të dhëna mbi Zgjedhjet e Përgjithshme 2005
 
 
Emer Mbiemer: FLORI    BAJRAMAJ
Deputet në zonën:
027
Si përfaqësues i:
PD
 

Premtimet e Flori Bajramaj Kandidat i PD në zonën elektorale nr 27

 

Zona elektorale nr 27 ka konfiguracin urbano-turistik dhe rural. Gjithësesi për të dyja konfiguracionet ka pika të përbashkëta që janë:

- Punësimi si në qytet ashtu edhe në fshat, që shkon paralelisht me sigurimin shëndetësor dhe shoqëror të të punësuarve dhe uljen e % të sigurimit nga 42 % që është sot në 35%. Kjo do të stimulojë  së bashku me forcimin e kontrrollit të administratës tatimore të gjithë pronarët që të sigurojnë të punësuarit e tyre.

 

- Sigurimi i furnizimit me ujë dhe energji elektrike për komunitetin.

- Rehabilitimi i infrastrukturës në të gjithë elementët e saj, rrugore, të kanalizimeve, të ujit të pijshëm, të energjisë elektrike etj.

- Sigurimi i një shërbimi shëndetësor cilësor dhe pa rryshfete. 

- Krijimi i kushteve të përshtatëshme për arsimin në të gjitha nivelet.

- Legalizimi

- Ulja e barrës fiskale të biznesit sidomos atij të vogël

- Kreditim dhe sumbvencion për bujqësinë dhe blegtorinë.

Ndërkohë secili prej konfiguracioneve të zonave ka pikat e vecanta sipas karkaterit rural apo turistik.

   

Zhvillimi i turizmit

Për zonën turistike premtimet e mia janë të lidhura ngushtë më platformën e përgjithëshme të PD

Prioritet i imi në sektorin turistik do të jetë në rradhë të parë hartimi i strategjisë së turizmit,në kuadër të prioriteteve të qeverisë së re demokratike, strategji kjo që eleminon të gjithë problemet e trashëguara të këtij sektori dhe stadin aktual shumë të ulët të zhvillimit të tij, pasi parashikon përvec hartimit të politikave ekonomike dhe  atyre të marketing-promovimit progresiste ,rehabilitimin e të gjitha llojeve të infrastrukturës, dhënien me koncesion të ndërtimit të zonve turistike, lehtësimin e procedurave të marrjes së lejës për një aktivitet të tillë,mënyrat dhe mekanizmin e ndërtimit dhe funksionimit të një marketingu efikas duke realizuar promovimin e të gjitha vlerave të tjera turistike të durrësit.

Një stimulim i vecantë në këtë drejtim është reforma fiskale që ka P.D sipas të cilës biznesi  edhe ai turistik lehtësohet nga niveli aktual i barrës fiskale. 

   

Punësimi

- Ulja e barrës fiskale të biznesit në rradhë të parë do të bëjë që pronari i tij të shkurtojë shpenzimet , të zgjerojë biznesin e tij dhe të jetë i interesuar të marrrë njerëz të tjerë në punë.

- Rritja e nivelit të investimeve në sektorë të ndryshëm është drejtimi tjetër që siguron një ofertë  punësimi të garantuar.

- Po ashtu hapja e bizneseve të reja si rezultat i lehtësirave që do të krijohen si në barrën fiskale,  procedurat formale po ashtu edhe në nivelin e pagesës së detyrimeve siguron vetëpunësimin e shumë njerëzve duke ulur papunësinë.

Biznesi turistik që është në zonën e Plazhit ku unë kandidoj është një potencial i madh i thithjes së kapaciteteve të lira të krahut të punës.  

Legalizimi i zonave informale.

Tashmë është bërë publik programi i detajur dhe i mirëstudjuar i PD për legalizimin e zonave informale. Brenda afatit kohor 3-6 muaj sipas ngarkesës dhe intensitetit të ndërtimeve pa leje do të legalizohen përkundrejt cmimeve shumë të ulta të gjithë ndërtimet pa leje. (Nga 100 mijë deri në 400 mijë lekë). Ky proces do të zgjidhë së bashku me problemin e legalizimit edhe atë të pronësisë dhe të nxitjes së procesit të kreditimit të individëve pasi tani ata kanë një pronë të tyren të cilën mund ta venë garanci hipotekore për të marrë një kredi në funksion të një aktiviteti biznesi apo dickaje tjetër të ngjashme.

Zhvillimi i sektorit bujqësor dhe blegtoral

Në kuadër të platformës së PD në pjesën rurale të zonës sime elektorale fermerit do ti krijohet mundësia e marrjes së kredive të buta për ngritjen apo zgjerimin e një biznesi bujqësoro-blegtoral.

 - Do të subvencionohen, farërat, plehrat kimike dhe mekanikën bujqësore.

 - Cmimi i karburantit për mekaniken bujqësore nuk do të jetë më shumë se 40 leke të reja për litër.

Paralelisht me këto reforma të rëndësishme në prioritetet e mia pas marrjes së mandatit do të jetë ndertimi i punishteve të përpunimit të qumështit dhe të produkteve të tjera bujqësore, lidhja me tregun e qytetit me rrugë të asfaltuar, në mënyrë që të krijohet mundësia reale e afrimit me tregun e këtyre produkteve.

Gjate fushates zgjedhore per zgjedhjet e 3 korrikut 2005, Partia Demokratike beri perpara elektoratit premtime te cilat mund te permblidhen ne Platformen Zgjedhore, e cila mund te shkarkohet duke klikuar ketu.


<< Kthehu pas

 
Te pergjithshme
CV-ja
Premtimet
Prezenca
Votimet
Fjalimet
Vizitat ne Zona
 
Çfarë është unevotoj.com?
UneVotoj.com është një bazë të dhënash që mbulon aktivitetin e Kuvendit te Shqipërisë.

 
Çështje që përfshijnë edhe Ty
Lexo ndër debatet parlamentare cështje me interesa të veçanta për Ty.
 
Testo deputetin tënd
Lexo se si po i mban premtimet e dhëna dhe sa prezent është deputeti Yt në Parlament.
 
Posto Koment
bardhyli: jam kosovar, skam te drejte vote  
+ Të gjitha komentet
 
Raport
Raport 6-mujor mbi veprimtarinë e grupeve parlamentare:
  Shkarko raportin e sesionit
Shtator 2006 - Janar 2007
  Dërgoje me Email   Printoje këtë faqe
  Sponsor