Na Kontaktoni     
 
Mirësevini
 
Do të lexoni informacion për:
Seancat më të fundit Çështjet më të fundit  Prezencat  Fjalimet  Votimi i Grupit  Kërko
Lista e Deputeteve CV-të Premtimet Prezenca Fjalimet Votimet
Lista e Grupeve Lista e Deputetëve Prezenca Fjalimet Votimet Mbledhjet e Grupit
Lista e Komisioneve Anëtarët e Komisioneve Mbledhjet e secilit Komision
Të dhëna mbi Zgjedhjet e Përgjithshme 2005
 
 
Seancat Plenare:
Seance Plenare
 

E enjte, 05.03.2009.

Seancë plenare

1. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (deri 60’).
2. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare, datë 2.03.2009.
3. Projektligj “Për ratifikimin e konventës ndërkombëtare për municionet thërrmuese”.
4. Projektligj “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të ekspertit kontabël, të regjistruar dhe të kontabilistit të miratuar”.
5. Projektvendim “Për caktimin e numrit të mandateve për çdo zonë zgjedhore të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2009”.

Mbledhja e radhës e Parlamentit të Shqipërise nisi punën nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit Znj. Jozefina Topalli.

Në diskutimet jashtë rendit të ditës u diskutua mbi Raportin e të Drejtave të Njeriut nga Departamenti Amerikan i Shtetit ku sipas diskutimeve të deputetëve të pozitës është një raport që dëshmon për një progres në një sërë reformash edhe nw atë të shtetit ligjor. Më pas, kryetarja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Valentina Leskaj u shpreh mjaft e indinjuar për gjestin e ish ministrit Ylli Pango. Sipas saj, ky gjest aspak korrekt moralisht dhe etikisht jep shkas për tw bwrw fort opozitë. Madje kjo është një çështje tërësisht parlamentare. Znj. Leskaj kërkoi në emër të deputetëve opozitarë që Ylli Pangos t’i hiqet imuniteti si deputet si dhe të ndiqet penalisht në bazë të ligjeve në fuqi.

Kryeparlamentarja Topalli foli me tone shumë të ashpra mbi sjelljen jo morale të ministrit Pango, i cili duke shfrytwzuar një funksion publik kërkon shërbime seksuale nga vajza të cilat aplikojnë për punë pranë Ministrisë së  Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve. Sipas znj. Topalli, deputeti Pango ka thyer rëndë moralin e Partisë Demokratike. Gjithashtu Topalli kërkon edhe më fort heqjen e imunitetit si dhe ndjekjen penale të z. Pango. Madje ajo u shpreh se do të ishte më mirë nëse ky i fundit do e dorëzonte vetë imunitetin e tij.

Në kundërpërgjigje, z. Patozi iu drejtua kolegëve të tij opozitarë duke u kujtuar se kryetari i tyre i parties, Edi Rama ka jo më pak skandale seksuale në vilën e tij në Pezë si dhe jo pak fotografi të tij nudo në plazhet e Europës. Ilir Meta u bëri thirrje të gjithë deputetëve të ruajnë integritetin e tyre moral dhe politik dhe u kujtoi të gjithë shqiptarëve 15 marsin si ditën e tragjedisë së Gërdecit duke u premtuar atyre se ky do të ishte marsi i fundit i Berishës në pushtet.

Deputeti Aldo Bumçi u shpreh se qëndrimi moral matet nga reagimi ndaj këtij fakti duke iu referuar kështu çështjes “Pango”. Sipas tij, Kryeministri Berisha me shkarkimin e ministrit Pango ka dhënë prova të forta të moralit në politikë dhe jo vetëm. Veç kësaj, Bumçi u shpreh se po t’u referohemi raporteve të FMN-së dhe Bankës Botërore, Shqipëria nuk rezulton në krizë ekonomike. Përkundrazi, po sipas tij, kriza në Shqipëri është më tepër e prodhuar nga faktori psikologjik, faktor i cili nxitet fort me dashakeqësi nga opozita.

Deputeti Edi Paloka kujtoi se 4 orë imoralitet të Ylli Pangos duhet të qëndrojnë përbri 444 ditëve prej ditës kur Edi Ramës iu publikuan fotot nudo. Stefan Çipa foli për krimin e organizuar si dhe për punën e dobët që ka bërë policia e shtetit. Sikurisht këtu ndërhyri Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani i cili e mohoi këtë gjë duke servirur faktet e tij. Ndër të tjera u përmend edhe greva katërditore e paraplegjikëve dhe tetraplegjkëve të cilët kërkojnë kushte më të mira higjieno-sanitare si dhe një përkrahje më të mirë ekonomike.

Më pas deputetët votuan dhe miratuan me shumicë votash të gjithë projektligjet në rendin e ditës. Seanca u mbyll rreth orës 12:30.

Seanca e ardhshme do të zhvillohet ditën e hënë, datë 10.03.2009, ora 17:00.     


Ceshtjet e Seances:
 
Çfarë është unevotoj.com?
UneVotoj.com është një bazë të dhënash që mbulon aktivitetin e Kuvendit te Shqipërisë.

 
Çështje që përfshijnë edhe Ty
Lexo ndër debatet parlamentare cështje me interesa të veçanta për Ty.
 
Testo deputetin tënd
Lexo se si po i mban premtimet e dhëna dhe sa prezent është deputeti Yt në Parlament.
 
Posto Koment
bardhyli: jam kosovar, skam te drejte vote  
+ Të gjitha komentet
 
Raport
Raport 6-mujor mbi veprimtarinë e grupeve parlamentare:
  Shkarko raportin e sesionit
Shtator 2006 - Janar 2007
  Dërgoje me Email   Printoje këtë faqe
  Sponsor