Na Kontaktoni     
 
Mirësevini
 
Do të lexoni informacion për:
Seancat më të fundit Çështjet më të fundit  Prezencat  Fjalimet  Votimi i Grupit  Kërko
Lista e Deputeteve CV-të Premtimet Prezenca Fjalimet Votimet
Lista e Grupeve Lista e Deputetëve Prezenca Fjalimet Votimet Mbledhjet e Grupit
Lista e Komisioneve Anëtarët e Komisioneve Mbledhjet e secilit Komision
Të dhëna mbi Zgjedhjet e Përgjithshme 2005
 
 
Seancat Plenare:
Seance Plenare
 
E hënë, 9 mars 2009.

Në rend të ditës:

1. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (deri 60’).
2. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare, datë 5.03.2009.
3. Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën e Kombeve të Bashkuara. “Për kontratat për shitjen ndërkombëtare të mallrave.””
4. Projektligji “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për mbështetjen e shoqërisë civile.”

Kuvendi, u mblodh në seancë plenare, ditën e hënë, datë 26 shkurt 2009, nën drejtimin e Kryetares, znj. Jozefina Topalli.

Pajisja me karta identiteti ishte çështja kryesore e debatuar gjatë diskutimeve jashtë rendit të ditës. Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, z. Erion Braçe, u shpreh se ky proces po shkon drejt dështimit dhe problemet që po çojnë në këtë konkluzion janë të qëllimshme. Problemet lidhen në radhë të parë me qeverinë, sepse Ministria e Brendshme ka deklaruar një numër më të vogël të personave që nuk kanë pasaporta, nga sa është realisht shifra. Është dhënë numri prej 730 mijë personash për të gjithë territorin e vendit, por ky numër nuk ekziston, është shumë më i madh sesa kaq, tha ai. Duke përmendur dy qytete, Beratin dhe Kuçovën, deputeti Braçe tha se “në Berat, Ministria e Brendshme ka sjellë 22272 emra si persona pa pasaportë për udhëtim jashtë shteti, pushteti vendor në 11 njësi, ka gjetur 13265 emra ose 60 për qind të listës që ka sjellë Ministria e Brendshme, të cilët mungojnë në këtë listë”. Në total Ministra e Brendshme së bashku me pushtetin vendor kanë evidentuar tashmë si persona pa pasaportë 35537 persona, u shpreh z. Braçe. Në Kuçovë, Ministria e Brendshme ka sjellë 6560 persona pa pasaportë, pushteti vendor në vetëm tri njësi vendore ka gjetur 3220 persona, ose mbi 50 për qind të listës që ka sjellë ministria, që nuk gjenden në listë dhe në total ministria dhe pushteti vendor kanë evidentuar 9780 persona. Këto shifra, tha ai, nuk flasin për gabim njerëzor, por për veprim të qëllimshëm, i cili klasifikohet si krim minimalisht për shpërdorim detyre nga personat që janë ngarkuar për të bërë evidentimin e personave pa pasaportë. Problemi i dytë, është vetë kompania, e cila ka mungesë në kapacitetet e kompanisë që është kontraktuar për këtë proces, perfundoi ai.

Menjëherë pas tij, e mori fjalën Ministri i Brendshëm, z. Bujar Nishani, i cili u shpreh se procesi i kartave po ecën në mënyrë normale. Janë vendosur të gjitha kapacitetet për aplikimet për letërnjoftime. Deri tani kanë dorëzuar aplikimin e tyre 198535 shtetas shqiptarë dhe janë shpërndarë 20700 letërnjoftime. Janë gati kartat për ata që kanë aplikuar brenda muajit shkurt. Lidhur me mungesën e personave në listat që Ministria e Brendshme ka publikuar, z. Nishani tha se lista është zyrtare dhe transparente. Ministria që unë drejtoj, ia ka dërguar çdo komune dhe në këto lista nuk ka asnjë mungesë, tha ai. Sipas tij, çdo qytetar ka mundësinë të shohë nëse është në lista apo jo. Janë aplikuar standardet nga më të lartat edhe për hapësirën e BE-së, tha së fundi Ministri.

Në vijim u kalua në miratimin e procesverbalit të seancës plenare, datë 5.03.2009 dhe në miratimin e dy projektligjeve të parashikuara në rendin e ditës.

Seanca e ardhshme plenare do të zhvillohet ditën e enjte, datë 12 mars 2009, ora 10.00.


Ceshtjet e Seances:
 
Çfarë është unevotoj.com?
UneVotoj.com është një bazë të dhënash që mbulon aktivitetin e Kuvendit te Shqipërisë.

 
Çështje që përfshijnë edhe Ty
Lexo ndër debatet parlamentare cështje me interesa të veçanta për Ty.
 
Testo deputetin tënd
Lexo se si po i mban premtimet e dhëna dhe sa prezent është deputeti Yt në Parlament.
 
Posto Koment
bardhyli: jam kosovar, skam te drejte vote  
+ Të gjitha komentet
 
Raport
Raport 6-mujor mbi veprimtarinë e grupeve parlamentare:
  Shkarko raportin e sesionit
Shtator 2006 - Janar 2007
  Dërgoje me Email   Printoje këtë faqe
  Sponsor