Na Kontaktoni     
 
Mirësevini
 
Do të lexoni informacion për:
Seancat më të fundit Çështjet më të fundit  Prezencat  Fjalimet  Votimi i Grupit  Kërko
Lista e Deputeteve CV-të Premtimet Prezenca Fjalimet Votimet
Lista e Grupeve Lista e Deputetëve Prezenca Fjalimet Votimet Mbledhjet e Grupit
Lista e Komisioneve Anëtarët e Komisioneve Mbledhjet e secilit Komision
Të dhëna mbi Zgjedhjet e Përgjithshme 2005
 
 
Seancat Plenare:
Seance Plenare
 

E enjte, 12.03.2009.

1. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (deri 60’).
2. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare, datë 9.03.2009.
3. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Dukatit të Madh të Luksemburgut, për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal, për tatimet mbi të ardhuarat dhe kapitalin”.
4. Projektligj “Për disa shtesa në ligjin nr.9235, datë 29.7.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës””, të ndryshuar”.
5. Dekret nr. 6081, datë 05.03.2009 “Për shkarkim nga detyra të Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ”.
6. Dekret nr. 6082, datë 10.03.2009 “Për emërimin e z. Ardian Turku në detyrën e Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve

Mbledhja e radhës e Kuvendit të Shqipërisë nisi punën nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit, znj. Jozefina Topalli.

Në diskutimet jashtë rendit të ditës u ngritën një sërë çështjesh si për shembull njëvjetori i Gërdecit, fushata e sapofilluar e mazhorancës aktuale, çështja Pango etj. Kryetarja e grupit parlamentar e Partisë Socialiste, Valentina Leskaj foli për përvjetorin e parë të Gërdecit si dhe për teknologjinë makute e vrasëse të qeverisë. Në ndryshim nga tragjeditë natyrore, tragjedia e Gërdecit është një tragjedi e pabesisë njerëzore. Sipas saj, Gërdeci dhe shqiptarët duan të vërtetën, Gërdeci akuzon politikën, piramidën e fajësisë qeveritare, ish Ministrin përkatës të Mbrojtjes. Ajo kërkoi vendim të shpejtë dhe të paanshëm nga Prokuroria. Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli i drejtoi nga parlamenti dy pyetje kryetarit të opozitës: me kë ishte Delijorgji në Kretë dhe si i ka marrë Delijorgji lejet e ndërtimit ? Ndërkohë në formë replike, znj. Leskaj përgjigjet duke i thënë kryeparlamentares se nëse kjo e fundit ka prova dhe nuk i çon në Prokurori atëherë edhe ajo është bashkëpunëtore në krimin për të cilin po aludon. Deputeti Neritan Ceka ngriti problemin e medias dhe mjeteve dhe qëllimeve të saj. Duke kujtuar skandalin mediatik Pango, z. Ceka përmendi kufijtë e medias në privatësinë e secilit pavarësisht interesit të informimit publik. Sipas tij, stacioni televiziv Top Channel është një stacion i cili mban fare dukshëm njëanësi politike. Sipas Frrok Gjinit, Gërdeci nuk duhet të mbetet vetëm në nivelet e ndjeshmërisë opozitare, por të zgjidhet në Prokurori. Më pas, diskutime të gjata pati për projektligjin “Për disa shtesa në ligjin nr.9235, datë 29.7.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës””, të ndryshuar”. Për Bujar Leskaj, kjo iniciativë ligjore edhe pse e diskutuar prej disa vitesh në Shqipëri ka ende një dobishmëri të madhe. Një sërë deputetësh ngritën një shqetësim bazik për sa i përket këtij projektligji, shqetësim i cili lidhet me kostot e mëdha sociale që ky ligj mund të prodhojë. Më pas deputeti Ngjela bëri një diagnostifikim të problemit të pronës që prej vitit 1946. Sipas tij, në vitit 1946 në Shqipëri kishim 400 000 ha tokë të punueshme. Në vitin 1991, kjo sipërfaqe arriti në 800 000 ha, të cilat në njëfarë mënyre ka qenë në dispozicion të parlamentit. Kjo sipërfaqe ka qenë mëse e mjaftueshme për të bërë një reformë të shkëlqyer agrare qysh në atë kohë. Ngjela pasi bëri evidentimet e tij për mangësitë në pushtetin gjyqësor, legjislativ dhe ekzekutiv shqiptar sugjeroi rastin e Çekisë ku problemi i pronave ishte zgjidhur përmes gjyqësorit. Pronarët e vjetër siguronin aktet e tyre të pronësisë përmes procesit gjyqësor, ndërsa pronarët e rinj kompensoheshin nga shteti, praktikë e cila vjen nga e drejta romake. Pas kësaj, Ngjela iu drejtua kolegëve të tij duke u shprehur se ajo sallë nuk ka qenë asnjëherë një sallë e vërtetë parlamenti. Sipas Ngjelës, ligje të tilla të pamenduara mund të çojnë të gjithë ligjvënësit një ditë pas hekurave.

Deputetët miratuan me shumicë votash të gjitha pikat në rendin e ditës. Gjithashtu u ngrit edhe Komisioni i Posaçëm për mbikqyrjen e procesit të pajisjes së shtetasve, me karta identiteti. 

Seanca e ardhshme do të zhvillohet ditën e enjte, datë 19.03.2009. ora 10:00.                 


Ceshtjet e Seances:
 
Çfarë është unevotoj.com?
UneVotoj.com është një bazë të dhënash që mbulon aktivitetin e Kuvendit te Shqipërisë.

 
Çështje që përfshijnë edhe Ty
Lexo ndër debatet parlamentare cështje me interesa të veçanta për Ty.
 
Testo deputetin tënd
Lexo se si po i mban premtimet e dhëna dhe sa prezent është deputeti Yt në Parlament.
 
Posto Koment
bardhyli: jam kosovar, skam te drejte vote  
+ Të gjitha komentet
 
Raport
Raport 6-mujor mbi veprimtarinë e grupeve parlamentare:
  Shkarko raportin e sesionit
Shtator 2006 - Janar 2007
  Dërgoje me Email   Printoje këtë faqe
  Sponsor