Na Kontaktoni     
 
Mirësevini
 
Do të lexoni informacion për:
Seancat më të fundit Çështjet më të fundit  Prezencat  Fjalimet  Votimi i Grupit  Kërko
Lista e Deputeteve CV-të Premtimet Prezenca Fjalimet Votimet
Lista e Grupeve Lista e Deputetëve Prezenca Fjalimet Votimet Mbledhjet e Grupit
Lista e Komisioneve Anëtarët e Komisioneve Mbledhjet e secilit Komision
Të dhëna mbi Zgjedhjet e Përgjithshme 2005
 
 
Seancat Plenare:
Seance Plenare
 
E enjte, 19.03.2009.

Seancë Plenare

1. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (deri 60’).
2. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare, datë 12.03.2009.
3. Projektligj “Për ratifikimin e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komunitetit Evropian për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë, në programin “Evropa për qytetarët””.
4. Projektligj “Për një shtesë në ligjin nr. 8405, datë 17.9.1998, “Për urbanistikën””, të ndryshuar”.
5. Projektligj “Për një ndryshim në ligjin nr. 9981, datë 8.9.2008, “Për miratimin e niveleve të tarifës doganore””.
6. Projektligj “Për një ndryshim në ligjin nr. 9482, datë 3.04.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje””, i ndryshuar”.

Mbledhja e radhës e Parlamentit të Shqipërise nisi punën nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit Znj. Jozefina Topalli.

Në diskutimet jashtë rendit të ditës, si fillim, znj. Leskaj foli në emër të grupit parlamentar të Partisë Socialiste për nismën që kjo parti ka ndërmarrë për sa i përket pajisjes së qytetarëve shqiptarë me karta identiteti. Znj. Leskaj kujtoi përgjigjen e një dite më parë të Kryeministrit Berisha, i cili e pranoi nismën e opozitës për mbarëvajtjen e procesit të pajisjes me karta identiteti. Znj. Leskaj duke marrë për bazë shifrat e dhëna nga Kryeministri Berisha dhe zv/Ministri i Brendshëm Pone, shifra të cilat janë mjaft kontradiktore. Sipas nismës më të fundit të opozitës, njerëzit në nevojë apo me të ardhura shumë të pakta duhet ta marrin falas kartën e identitetit. Zv/Ministri i Brendshëm Pone deklaron se janë shpërndarë 110 000 karta ndërkohë që Kryeministri shprehet për 125 000 të tilla. Znj. Leskaj përmendi edhe problemet e mungesat infrastrukturore në shpërndarjen e kartave.  Zv/Kryeministri Pollo përmendi reformën me konsensus për Kodin Zgjedhor, ky i fundit i miratuar në dhjetor 2008. Gjithashtu Pollo foli edhe për listën e zgjedhësve në regjistrin kombëtar të gjendjes civile. Sipas tij, janë bërë 277 000 aplikime nga shtetasit, ndërkohë që norma ditore kap shifrën 12 800 aplikime. Kanë mbetur 700 000 shtetas pa pasaportë. Kryeparlamentarja Topalli lexoi kërkesën që Prokuroria e Përgjithshme ka bërë për heqjen e imunitetit të deputetit Neranxi për evazion fiskal.

Deputeti Xhufi u shpreh se sulmi ndaj deputetit Neranxi është një sulm politik. Sipas z. Xhufi, deputeti Neranxi ka akuzuar publikisht aferat korruptive të qeverisë si dhe kryebashkiakun e Himarës, z. Bollano, për lidhje të dyshimta me anëtarë të qeverisë.

Deputeti Paloka u shpreh për Edi Ramën si një personazh që nuk u ka treguar gjë tjetër qytetarëve shqiptarë veç të ndenjurave të tij. Gjithashtu Paloka u shpreh se Veliaj ka marrë 10 apartamente nga Edi Rama. Ministri i Brendshëm Nishani iu drejtua deputetëve duke i informuar se përfaqësues të Bashkimit Europian janë shprehur mjaft të kënaqur nga procesi i pajisjes me karta identiteti. Më pas, deputetët miratuan me shumicë votash të gjitha pikat në rendin e ditës.     

Seanca e ardhshme është ajo e datës 26.03.2009, ora 10:00.


Ceshtjet e Seances:
 
Çfarë është unevotoj.com?
UneVotoj.com është një bazë të dhënash që mbulon aktivitetin e Kuvendit te Shqipërisë.

 
Çështje që përfshijnë edhe Ty
Lexo ndër debatet parlamentare cështje me interesa të veçanta për Ty.
 
Testo deputetin tënd
Lexo se si po i mban premtimet e dhëna dhe sa prezent është deputeti Yt në Parlament.
 
Posto Koment
bardhyli: jam kosovar, skam te drejte vote  
+ Të gjitha komentet
 
Raport
Raport 6-mujor mbi veprimtarinë e grupeve parlamentare:
  Shkarko raportin e sesionit
Shtator 2006 - Janar 2007
  Dërgoje me Email   Printoje këtë faqe
  Sponsor