Na Kontaktoni     
 
Mirësevini
 
Do të lexoni informacion për:
Seancat më të fundit Çështjet më të fundit  Prezencat  Fjalimet  Votimi i Grupit  Kërko
Lista e Deputeteve CV-të Premtimet Prezenca Fjalimet Votimet
Lista e Grupeve Lista e Deputetëve Prezenca Fjalimet Votimet Mbledhjet e Grupit
Lista e Komisioneve Anëtarët e Komisioneve Mbledhjet e secilit Komision
Të dhëna mbi Zgjedhjet e Përgjithshme 2005
 
 
Seancat Plenare:
Seance Plenare
 
E enjte, 26.03.2009.

Seancë Plenare

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare, datë 19.03.2009.
2. Miratimi i programit të punës të Kuvendit për periudhën 26 mars – 28 maj 2009.
3. Miratimi i kalendarit trejavor të punimeve të Kuvendit për periudhën 26 mars – 16 prill 2009.
4. Projektligj “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Traktatin e Atlantikut të Veriut”.
5. Projektligj “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen, ndërmjet palëve të Traktatit të Atlantikut të Veriut, për statusin e forcave të tyre”.
6. Projektligj “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen për statusin e organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, të përfaqësuesve kombëtar dhe personelit ndërkombëtar”.
7. Projektligj “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen për statusin e misioneve dhe të përfaqësuesve të shteteve të treta në organizatën e traktatit të Atlantikut të Veriut”.
8. Projektligj “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin për statusin e shtabeve ushtarake ndërkombëtare, të ngritur në përputhje, me Traktatin e Atlantikut të Veriut”.


Mbledhja e radhës e Kuvendit të Shqipërisë nisi punën nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit, znj. Jozefina Topalli.

Kryeparlamentarja Topalli u shpreh: “Sot është një ditë e veçantë për Parlamentin. Ne sot do votojmë paketën e anëtarësimit në NATO. Ne sot marrim përsipër angazhimet tona për të kontribuar në Organizatën e Traktatit të Veriut. Ne sot votojmë Shqipërinë në NATO, pasi 26 vende anëtare e kanë ratifikuar atë. Ne i falenderojmë  vendet e NATO-s që në qeveritë, parlamentet e senatet e tyre, votuan për ne, votuan rezultatet e reformave që ne kemi bërë, votuan një Shqipëri që në këto vite është transformuar në mënyrë marramendëse. Ata na besuan ne që të përballemi në krah të SHBA, Europës, Kanadasë, me sfidat e këtij shekulli. Mirënjohje të veçantë SHBA, mirënjohje Europës, mirënjohje Kanadasë dhe Turqisë. Sot është një ditë historike, sot ne shpërblehemi për sakrificat, punën, bësimin, përpjekjet titanike të çdo burri, gruaje, të çdo shqiptari. Sot Shqipëria e sheh veten qartë të vendosur në anën e mbarë të historisë. Më lejoni si Kryetare e Kuvendit të falenderoj të gjithë deputetët që punuan për këtë ditë.” Më pas fjalën e mori Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, z. Sali Berisha. Ai u shpreh se shqiptarët po e përjetojnë këtë ditë si ditën e përmbushjes së aspiratave të tyre historike për liri dhe dinjitet. Duke cituar një kongresmen amerikan, Z. Berisha tha: “Old soldiers never die”, duke shtuar se shqiptarët janë një komb që kurrë nuk vdes e kurrë nuk dorëzohet.

Më pas, në emër të të gjithë qytetarëve shqiptarë, Kryeministri Berisha shprehu mirënjohje të thellë për të gjithë ata që sakrifikuan gjithçka më të shtrenjtë për ta, për liri, dinjitet dhe demokraci, mirënjohje studentëve dhe intelektualëve që rrëzuan Murin e Berlinit në Tiranë, perden e hekurt shumëvjeçare, mirënjohje qeverisë amerikane dhe ish-presidentit amerikan George W. Bush për mbështetjen që i dha Shqipërisë në gjithë procesin e anëtarësimit në NATO. E megjithatë, kjo nuk është vetëm një ditë mirënjohjeje Sipas Kryeministrit Berisha, në këtë ditë firmoset fundi i tranzicionit dhe fillimi i një epoke të re. Fillimi i një i një epoke përgjegjësish të mëdha ndaj çdo qytetari shqiptar. Kryeministri Berisha përshëndeti dhe falenderoi ushtarët shqiptarë në Afganistan, Çad dhe Bosnje-Hercegovinë. Gjithashtu, Kryeministri Berisha u shpreh se përkiste gjeneratës, e cila nuk mundte as ta mendonte dhe as ta imagjinonte anëtarësimin në NATO. Kjo ditë për të është një ditë reflektimi. Është dita e përmbushjes së një projekti të madh, projekt për fëmijët, çdo familje shqiptare, çdo qytetar shqiptar. Fjalën e tij, Kryeministri Berisha e mbylli me fjalët: “Zoti e bekoftë NATON!”.

Më pas, Valentina Leskaj mori fjalën në emër të grupit parlamentar të Partisë Socialiste duke u shprehur se kjo ishte një ditë shumë e rëndësishme për Shqipërinë. Ajo u kujtoi shqiptarëve nga salla e parlamentit se ky rezultat vjen si vullnet i opozitës për të ndërmarrë reformat e nevojshme për të qenë të denjë për anëtarësim në NATO. Ajo përmendi përgjegjësitë e mëdha që ka politika tanimë. Gjithashtu, znj. Leskaj këmbënguli që nëse pozita nuk do e pranojë nismën ligjore të propozuar nga opozita në lidhje me kartat e identitetit, atëherë kundërshtimi i opozitës do të përshkallëzohet.

Astrit Patozi tha se sot është ditë e shënuar duke qenë se nuk ka më socialistë që e shohin NATO-n me syze të errëta. Z. Patozi dënoi indiferencën dhe heshtjen me të cilën është kaluar kjo ngjarje nga opozita, heshtja kjo e qëllimshme. Leonard Demi foli për reformat e suksesshme të ndërmarra nga Kryeministri Berisha. Xhufi kujtoi lidhjen e hershme dhe të fortë mes Shqipërisë dhe NATO-s, lidhje e cila daton me luftën e Kosovës. Plot shpresë dhe entuziazëm u shpreh edhe Arian Madhi.

Më pas deputetët votuan me shumicë votash projektligjet në rend dite.      


Ceshtjet e Seances:
 
Çfarë është unevotoj.com?
UneVotoj.com është një bazë të dhënash që mbulon aktivitetin e Kuvendit te Shqipërisë.

 
Çështje që përfshijnë edhe Ty
Lexo ndër debatet parlamentare cështje me interesa të veçanta për Ty.
 
Testo deputetin tënd
Lexo se si po i mban premtimet e dhëna dhe sa prezent është deputeti Yt në Parlament.
 
Posto Koment
bardhyli: jam kosovar, skam te drejte vote  
+ Të gjitha komentet
 
Raport
Raport 6-mujor mbi veprimtarinë e grupeve parlamentare:
  Shkarko raportin e sesionit
Shtator 2006 - Janar 2007
  Dërgoje me Email   Printoje këtë faqe
  Sponsor