Na Kontaktoni     
 
Mirësevini
 
Do të lexoni informacion për:
Seancat më të fundit Çështjet më të fundit  Prezencat  Fjalimet  Votimi i Grupit  Kërko
Lista e Deputeteve CV-të Premtimet Prezenca Fjalimet Votimet
Lista e Grupeve Lista e Deputetëve Prezenca Fjalimet Votimet Mbledhjet e Grupit
Lista e Komisioneve Anëtarët e Komisioneve Mbledhjet e secilit Komision
Të dhëna mbi Zgjedhjet e Përgjithshme 2005
 
 
Seancat Plenare:
Seance Plenare
 

E hënë, 30 mars 2009.

Në rend të ditës:

1. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (deri 60’).
2. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare, datë 26.03.2009.
3. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së Themelimit të Koorporatës Islamike, për zhvillimin e sektorit privat”.
4. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9831, datë 12.11.2007, “Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve nga regjimi komunist”.
5. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8873, date 29.3.2002 “Për sigurimin e depozitave”.
6. Projektligji “Për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”.


Kuvendi, u mblodh në seancë plenare, ditën e hënë, datë 30 mars 2009, nën drejtimin e Kryetares, znj. Jozefina Topalli.

Në diskutimet jashtë rendit të ditës, deputeti socialist Erion Braçe prezantoi tri pika, sipas tij mjaft problematike kohëve të fundit. E para për sa i përket kategorive sociale në nevojë, të cilët shtohen nga dita në ditë, duke sjellë shembullin e të verbërve të cilët prej disa javësh po protestojnë për të drejtat e tyre të munguara.
Shqetësimi i dytë i ngritur nga Braçe lidhej me ish punonjësit e ARMO-s, 650 persona të cilët s’po marrin dot shpërblimin për vjetërsi në punë, të premtuar nga vetë qeveria. E njëjta problematikë po zhvendoset tek kompania ende shtetërore Alb Petrol, ku punonjësit nuk paguhen prej tre muajsh tashmë , tha ai.
Së fundi, nënkryetari i grupit socialist foli për situatën aspak normale në Malësinë e Skraparit, Beratit si dhe në Elbasan e Sarandë, ky mungon sinjali i TVSH-së, mungon shërbimi dhe qytetarëve u shpërndahet fatura e energjisë elektrike së bashku me taksën për një shërbim të munguar.

Në vijim deputeti Taulant Balla, replikoi me deklaratën e Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli. Zonja Topalli na akuzon ne se kemi nxirë anëtarësimin në NATO, por ne sot nuk do të ishim në NATO pa angazhimin tonë solemn për reforma dhe konsensus. Unë e di, zonja Topalli, që fraza juaj e preferuar është “plumbi ballit”, por në NATO nuk shkohet me mallkime, plumba janë ato që shkaktuan shpërthimin. Ne jemi këtu për t’u shërbyer shqiptarëve tani si opozitë, më 28 qershor si qeveri, u shpreh ai.
Si kundërpërgjigje ndaj fjalës së deputetit Balla, znj. Topalli deklaroi se anëtarësimi në NATO ka ardhur si rezultat i punës së qeverisë. Pas 4 ditësh do të jemi anëtare me të drejta të plota të NATO-s. Kjo ka qenë një rrugë e vështirë. Kërkoi kryetarit tënd që ta përshëndesë anëtarësimin, u shpreh  znj. Topalli.

Pas diskutimeve jashtë rendit të ditës, u kalua në miratimin e procesverbalit të seancës plenare, datë 26.03.2009 dhe më tej në diskutimin e projektligjeve të parashikuara për votim në seancën e ditës së sotme.
Debate pati rreth projektligjit Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9831, datë 12.11.2007, “Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve nga regjimi komunist”, nisëm kjo e deputetit të partisë demokratike, Astrit Bushati.

Opozita u shpreh kundër këtij projektligji, duke theksuar se nga ai po përfitojnë kolaboracionistët dhe nuk është saktësuar fatura e dëmshpërblimit që do të akordojë qeveria për këtë shtresë. Kryetarja e grupit parlamentar të PS-së, Valentina Leskaj, u shpreh se për paraqitjen e këtij projektligji në Kuvend janë shkelur të gjitha procedurat që ndiqen në kushte normale, duke kërkuar që seanca të ndërpritet për pesë minuta për t’i rishikuar këto procedura, kërkesë kjo që nuk u pranua nga znj. Topalli.

Deputeti socialist, z. Pandeli Majko, kërkoi që e gjithë qeveria të ishte në Parlament për ta mbrojtur këtë ligj. Z. Majko tha se i gjithë thelbi i debatit në komision të ligjeve mes
pozitës dhe opozitës ka pasur lidhje me dënimin e krimeve të luftës, ku thelbi i diskutimit nga ana e opozitës, ka qenë te ligji i vitit 46, ku mazhoranca kërkon të dëmshpërblejë bashkëpunëtorët me okupatorin dhe tradhtarët e vendit. Opozita është dakord që dëmshpërblimin ta marrin të gjithë ata që e meritojnë, por jo ata që kanë tradhtuar luftën e shqiptarëve, tha ai.

Pas një pushimi të shkurtër, fjalën e mori Kryeministri Sali Berisha, i cili e vlerësoi projektligjin e paraqitur. Unë jam i vetëdijshëm se fatura nuk është e thjeshtë, por do të ishte më e rëndë nëse ata do të mbikalohen, këtu duhet të jemi të bashkuar. Me miratimin e këtij ligji, bëhet një akt i madh njerëzor. Sipas tij, me këtë akt që merr Kuvendi, i shtohet morali këtij Parlamenti, duke vendosur të mos dallojë asnjeri. Trillimi se po shpërblejmë kriminelë lufte është keqdashës, pasi nuk po shpërblejmë asnjë kriminel lufte, por po shpërblejmë viktimat e krimit kundër njerëzimit, u shpreh kryeministri Berisha.
Ndërkaq ai i propozoi Parlamentit që, krahas shpalljes së të përndjekurve si martirë të lirisë, të bëjë edhe dëmshpërblimin e atyre, per të cilër tha se “ata bënë që ne të jemi të lirë, ku vetë u stërvitën nga bazat NATO-s”. Unë nuk e kuptoj qëllimin e opozitës me këtë nismë. Kjo është politika e re e juaj, po vazhduat kështu partia juaj do të bëhet pas zgjedhjeve, si partia e Hysni Milloshit, tha së fundi Kryeministri Berisha, i cili menjëherë pasi mbaroi fjalën u largua.

Projektligji në fjalë u miratua vetëm në parim, me votat pro vetëm të deputetëve të mazhorancës, pasi pas ketij votimi, opozita braktisi seancën.  Votimi në tërësi do të bëhet në seancën e radhës të Parlamentit, atë të datës 2 prill 2009.

Projektligjet e tjera të parashikuara në rendin e ditës u miratuan të gjitha.


Ceshtjet e Seances:
 
Çfarë është unevotoj.com?
UneVotoj.com është një bazë të dhënash që mbulon aktivitetin e Kuvendit te Shqipërisë.

 
Çështje që përfshijnë edhe Ty
Lexo ndër debatet parlamentare cështje me interesa të veçanta për Ty.
 
Testo deputetin tënd
Lexo se si po i mban premtimet e dhëna dhe sa prezent është deputeti Yt në Parlament.
 
Posto Koment
bardhyli: jam kosovar, skam te drejte vote  
+ Të gjitha komentet
 
Raport
Raport 6-mujor mbi veprimtarinë e grupeve parlamentare:
  Shkarko raportin e sesionit
Shtator 2006 - Janar 2007
  Dërgoje me Email   Printoje këtë faqe
  Sponsor