Na Kontaktoni     
 
Mirësevini
 
Do të lexoni informacion për:
Seancat më të fundit Çështjet më të fundit  Prezencat  Fjalimet  Votimi i Grupit  Kërko
Lista e Deputeteve CV-të Premtimet Prezenca Fjalimet Votimet
Lista e Grupeve Lista e Deputetëve Prezenca Fjalimet Votimet Mbledhjet e Grupit
Lista e Komisioneve Anëtarët e Komisioneve Mbledhjet e secilit Komision
Të dhëna mbi Zgjedhjet e Përgjithshme 2005
 
 
Seancat Plenare:
Seance Plenare
 

E enjte, 02.04.2009.

Seancë Plenare

1. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (deri 60’).
2. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare, datë 30.03.2009.
3. Projektligj “Për miratimin e disa shtesave e ndryshimeve, në marrëveshjen e koncensionit, të formës “BOT”, për ndërtimin dhe shfrytëzimin e Pontilit të naftës, gazit e nënprodukteve të tyre, në zonën bregdetare të Porto - Romanos, Durrës, ratifikuar me ligjin nr. 9298, datë 28.10.2004”, të ndryshuar”.
4. Projektligj “Për administratën detare të Republikës së Shqipërisë”.
5. Projektligj “Për një ndryshim dhe një shtesë në ligjin nr. 9228, datë 29.4.2004, “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, të ndryshuar”.
 
Për votim në tërësi:

1. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9831, datë 12.11.2007, “Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve nga rregjimi komunist””.

Mbledhja e radhës e Kuvendit të Shqipërisë nisi punën nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit, znj. Jozefina Topalli.

Në diskutimet jashtë rendit të ditës, deputeti Arian Starova kërkoi që një nga ditët e para të prillit të shpallet dita zyrtare e hyrjes së Shqipërisë në NATO. Më pas, z. Nishani u shpreh se krejt në kundërshtim me atë ç’ka deklaron opozita, Shqipëria nuk është më vendi i trafikantëve të drogës dhe femrave. Kjo dëshmohet, sipas tij, nga hyrja e Shqipërisë në NATO, gjë e cila tregon qartë për përmbushjen e disa kritereve. Deputeti Aldo Bumçi u kujtoi deputetëve në sallë se Shqipëria ka qenë vendi i parë në Europën Juglindore, i cili në fillim të viteve ’90 kërkoi të bëhej pjesë në Aleancën e Atlantikut. Kjo ëndërr u bë realitet vetëm pas më shumë se 10 vjetësh. Z. Bumçi rrëzoi edhe njëherë deklaratën e opozitës se Shqipëria është ende vendi i krimit të organizuar dhe i shkeljes së të drejtave të njeriut. Deputeti Braçe foli për Kryeministrin Berisha si plaçkitësin e shtetit shqiptar. Sipas Braçes, jo vetëm Berisha, por edhe shumë zyrtarë të tjerë të cilët janë akuzuar publikisht nga opozita, kanë gjithashtu edhe akuza penale. Më pas, deputeti Braçe foli për maternitetin e Beratit. Sipas tij, kjo ndërtesë publike është vjedhur, një ndërtesë prej 4000 m2, prej katër katesh, një pasuri e vërtetë publike. Kujdesi ndaj grave dhe vajzave është shenjë qytetërimi. Dhe një mungesë e këtij lloji është mungesë qytetërimi dhe po sipas z. Braçe, qytetërimi ka lindur shumë kohë më parë se Partia Demokratike. Deputeti Xhaferri u shpreh i gëzuar për hyrjen e Shqipërisë në NATO në më pak se 48 orë. Frrok Gjini kujtoi edhe të gjithë ata që dhanë jetën në fillim të viteve ’90 për demokracinë. Më pas, deputetët mbajtën një minutë heshtje për përvjetorin e vdekjes së Arben Brocit, i cili ndërroi jetë në 2 prill 1991.

Më pas, deputetët votuan dhe miratuan me shumicë votash gjithë projektligjet në rend dite, përfshirë këtu edhe projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9831, datë 12.11.2007, “Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve nga rregjimi komunist””.

Seanca e radhës do të mbahet në 06.04.2009, ora 18:00.  



Ceshtjet e Seances:

  “Pėr ratifikimin e marrėveshjes ndėrmjet Republikės sė Shqipėrisė dhe Komunitetit Evropian pėr pjesėmarrjen e Republikės sė Shqipėrisė, nė programin “Evropa pėr qytetarėt”     02/04/2009

  “Pėr miratimin e disa shtesave e ndryshimeve, nė marrėveshjen e koncensionit, tė formės “BOT”, pėr ndėrtimin dhe shfrytėzimin e Pontilit tė naftės, gazit e nėnprodukteve tė tyre, nė zonėn bregdetare tė Porto - Romanos, Durrės, ratifikuar me ligjin nr. 929     02/04/2009

  “Pėr njė ndryshim dhe njė shtesė nė ligjin nr. 9228, datė 29.4.2004, “Pėr kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, tė ndryshuar”     02/04/2009

  “Pėr disa shtesa dhe ndryshime nė ligjin nr. 9831, datė 12.11.2007, “Pėr dėmshpėrblimin e ish tė dėnuarve nga rregjimi komunist””     02/04/2009

 0
Çfarë është unevotoj.com?
UneVotoj.com është një bazë të dhënash që mbulon aktivitetin e Kuvendit te Shqipërisë.

 
Çështje që përfshijnë edhe Ty
Lexo ndër debatet parlamentare cështje me interesa të veçanta për Ty.
 
Testo deputetin tënd
Lexo se si po i mban premtimet e dhëna dhe sa prezent është deputeti Yt në Parlament.
 
Posto Koment
bardhyli: jam kosovar, skam te drejte vote  
+ Të gjitha komentet
 
Raport
Raport 6-mujor mbi veprimtarinë e grupeve parlamentare:
  Shkarko raportin e sesionit
Shtator 2006 - Janar 2007
  Dërgoje me Email   Printoje këtë faqe
  Sponsor