Na Kontaktoni     
 
Mirësevini
 
Do të lexoni informacion për:
Seancat më të fundit Çështjet më të fundit  Prezencat  Fjalimet  Votimi i Grupit  Kërko
Lista e Deputeteve CV-të Premtimet Prezenca Fjalimet Votimet
Lista e Grupeve Lista e Deputetëve Prezenca Fjalimet Votimet Mbledhjet e Grupit
Lista e Komisioneve Anëtarët e Komisioneve Mbledhjet e secilit Komision
Të dhëna mbi Zgjedhjet e Përgjithshme 2005
 
 
Seancat Plenare:
Seance Plenare
 
E enjte, 09.04.2009.

Seancë Plenare

1. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (deri 60’).
2. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare, datë 6.04.2009.
3. Projektligj “Për administrimin e objekteve të përbashkëta në ndërtesën e banimit”.
4. Projektligj “Për treguesit e konsumit të energjisë dhe të burimeve të tjera, nga pajisjet për përdorim shtëpiak nëpërmjet etiketimit dhe informacionit standart të produkteve”.
5. Akt Normativ nr. 1, datë 02.04.2009 “Për dërgimin e një kompanie të Forcave të Armatosura në Republikën e Çadit dhe në Republikën e Afrikës Qendrore, si kontribut i Republikës së Shqipërisë në Misionin “MINURCAT” të Organizatës së Kombeve të Bashkuara”.
 
Mbledhja e radhës e Parlamentit të Shqipërise nisi punën nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit Znj. Jozefina Topalli.

Në diskutimet jashtë rendit të ditës, deputeti Blendi Klosi u shpreh se Partia Socialiste po ndjek me shumë vëmendje procesin e aplikimit dhe prodhimit të pasaportave biometrike dhe kartave të identitetit, proces i cili duhet të përshpejtohet në mënyrë që të përfundojë brenda afateve.

Deputeti Baki Shehi foli për anëtarësimin në NATO si dhe për një sërë reformash që mbeten ende për t’u bërë. Marko Bello i bëri thirrje prokurorisë të hetojë për të gjitha rastet e korrupsionit apo shpërdorimit të fondeve dhe pasurive publike. Në të kundërt, kostoja dhe fatura e lartë do të bjerë në kurriz të qytetarëve shqiptarë në formë taksash të majme. Erion Braçe foli për korrupsionin, papunësinë dhe varfërinë që ka kapluar shqiptarët. Sipas Braçes vetëm inflacioni kap shifrën 24%. Gjithashtu, z. Braçe u kujtoi deputetëve në sallë se dëmi më i madh në Shqipëri i është bërë ekonomisë familjare, kryesisht asaj në fshat. Më pas ai foli edhe për bujqësinë si sektor i lënë në harresë në ekonominë shqiptare.

Në replikë, deputeti dhe Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Jemin Gjana, përmendi reformat e bëra në bujqësi. Premtimit të Parisë Demokratike për rritje pagash dhe pensionesh në maj të këtij viti, Braçe iu përgjigj se kjo gjë është absolutisht e pamundur me këtë buxhet. Madje edhe vetë FMN e ka këshilluar qeverinë shqiptare të mos bëjë lëvizje të tilla që ndikojnë në buxhet. Ndër të tjerë deputetë folën Pëllumb Xhufi, Edi Paloka, Frrok Gjini me qëndrimet e tyre përkatëse për NATO-n. Deputeti Taulant Balla kujtoi aferën e Fari Balliut dhe Delijorgjit si dhe politizimin e anëtarësimit në NATO nga mazhoranca. Ndërkohë, Kryeparlamentarja Jozefina Topalli iu drejtua Ballës me një mesazh për kryetarin e tij të partisë, Edi Ramën. Topalli kujtoi nga salla e parlamentit takimet dhe favorizimet që Edi Rama i ka bërë dhe vazhdon t’i bëjë Delijorgjit. Më pas, kryeparlamentarja i uroi deputetit Balla dhe motrës së tij të përfitojnë nga benefitet e NATO-s. Deputetët miratuan me shumicë votash të gjitha projektligjet në rendin e ditës.   

Seanca e ardhshme parlamentare do të zhvillohet ditën e enjte, datë 16.04.2009, ora 10:00.

 



Ceshtjet e Seances:

  “Pėr administrimin e objekteve tė pėrbashkėta nė ndėrtesėn e banimit”     09/04/2009

  “Pėr treguesit e konsumit tė energjisė dhe tė burimeve tė tjera, nga pajisjet pėr pėrdorim shtėpiak nėpėrmjet etiketimit dhe informacionit standard tė produkteve”     09/04/2009

  Akt Normativ nr. 1, datė 02.04.2009 “Pėr dėrgimin e njė kompanie tė Forcave tė Armatosura nė Republikėn e Ēadit dhe nė Republikėn e Afrikės Qendrore, si kontribut i Republikės sė Shqipėrisė nė Misionin “MINURCAT” tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara”     09/04/2009

 0
Çfarë është unevotoj.com?
UneVotoj.com është një bazë të dhënash që mbulon aktivitetin e Kuvendit te Shqipërisë.

 
Çështje që përfshijnë edhe Ty
Lexo ndër debatet parlamentare cështje me interesa të veçanta për Ty.
 
Testo deputetin tënd
Lexo se si po i mban premtimet e dhëna dhe sa prezent është deputeti Yt në Parlament.
 
Posto Koment
bardhyli: jam kosovar, skam te drejte vote  
+ Të gjitha komentet
 
Raport
Raport 6-mujor mbi veprimtarinë e grupeve parlamentare:
  Shkarko raportin e sesionit
Shtator 2006 - Janar 2007
  Dërgoje me Email   Printoje këtë faqe
  Sponsor